Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme serioze në aksin rrugor Gramsh–Kukur, duke e bërë lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës të vështirë. Sot në mëngjes, një kamion që transportonte mallra ushqimore për dyqanet lokale u bllokua në vendin e njohur si “Përroi i Pishave”, pasi rruga u rrëshqit.
Kamioni ndodhet i pezulluar në buzë të rrugës, duke rrezikuar të bjerë në greminë, ndërsa drejtuesi ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. Banorët kërkojnë që autoritetet të veprojnë shpejt për të stabilizuar rrugën dhe për të rivendosur qarkullimin normal.









