Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Lusjan Zeqa, me anë të një daljeje televizive i është referuar problematikave të cilët hasin efektivët e policisë në rrugë lidhur me drejtimin e automjeteve nga grupmoshat e reja 25-30 vjeç.
“Nga ana e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve është hartuar një plan masash me qëllimin e evidentimit të shoferëve agresivë për të shmangur aksidentet me pasoja. Shkeljet më të shumta të konstatuara janë përdorimi i pijeve alkoolike dhe e substancave narkotike. Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i aparateve celulare”, shprehet Zeqa.
Sipas Zeqajt referuar statistikave dhe shkeljeve rrugore të muajve të fundit, drejtuesit më problematikë janë grupmoshat nga 25 deri në 30 vjeç.









