-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e studentëve në Shkup/ Mejdani: Gjuha dinjitet, jo kërcënim

Kryesoret

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Denion Mejdani ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, që u mbajt një ditë më parë. Diplomati ka kritikuar ndalimin e studentëve shqiptarë që udhëtuan nga Tirana drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të protestës.

Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.

Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.

Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore. Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit