Ditën e sotme ka ndodhur një aksident tragjik në aksin Thumanç-Laç, ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i makinës Nikolin Gjoni si dhe tre të afërmit e tij që ishin në makinë me të mbetën të plagosur.
Tre të plagosurit menjëherë pas ngjarjes janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia ka arrestuar 20 vjeçarin Orgest Peca, banues në Durrës, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore lidhur ne ngjarjen.









