Të premten, më 22 maj, nga ora 09:00 deri në 18:00, në ambientet e Piramidës së Tiranës do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Dhomës së Avokatisë Tiranë.
Në garë për postin e kryetarit janë tetë kandidatë, të cilët synojnë të drejtojnë institucionin për një mandat katërvjeçar.
Pas më shumë se dy dekadash në krye të Dhomës, Fatmir Brakaj pritet t’ia lërë vendin një drejtuesi të ri.
Të drejtën e votës e kanë rreth 1910 avokatë të regjistruar në degën e Tiranës.
Mes emrave më të përfolur në këtë garë janë Lulzim Alushaj, Sajmir Visha, Klodian Skënderaj dhe Edmond Petraj.









