Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Istog, ku dy të mitur janë plagosur me thikë.
Njëri nga ta është në gjendje kritike, ndërsa tjetri ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore të Pejës, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Policia dhe prokurorja kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Për shkak të moshës së të miturve, informacioni i mëtejshëm është i kufizuar.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.









