Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran u shpreh sot se janë palët politike dhe qytetarët që duhet të zgjedhin se cilin model do të vendosin për hartën territoriale dhe reformën zgjedhore, kodin elektoral.
“Nuk jam i sigurt që do shkoni në zgjedhje me hartën e re territoriale, nuk e di do shikojmë, deri tani nuk kam dëgjuar që do të jetë gati një hartë e re e di që dhe këtu mendime të ndryshme, nuk është puna ime që të hyj në këtë debat.
Mendoj që duhet ta gjejnë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj. Nuk e di, ka periudha që kanë vazhduar më shumë. Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon që nuk thotë që nuk ka zhvillim.
Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez, ju e dini që në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar. Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm” tha ai.









