Gjykta e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO), ka shtyrë më 9 qershor seancën e radhës për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, lidhur për dosjen e “Sterilizimit”.
Nëdërkohë gjatë seancës së sotme ish-ministri Beqaj ishte nxjerrë jashtë kafazit të xhamit dhe qëndronte i ulur në sallën e gjyqit pranë avokatit të tij, gjë e cila i është mohuar ish-presidentit Iir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin dhe dërgimin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.









