Shqiptari Alesio Xhelo i moshës 42 vjeç këtë të shtunë është plagosur nga policia greke, teksa ky i fundit tentoi të arratisej duke qëlluar drejt tyre por fatkeqësisht pa sukses.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën Mikrolimano, Athinë.
Dyshohet se Xhelo i njohur me nofkën “Titi” me origjinë nga qyteti i Fierit, Greqia e kishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe arratisje nga burgu pasi mori peng gardianin në vitin 2019.
I plagosuri u transportua me ambulancë në Spitalin Attikon i vetëdijshëm, por ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e tij.









