Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçë, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte i vetëm pas divorcit, ndërsa dyshohet se vuante nga gjendje e rënduar psikologjike.
Familjarët, të cilët nuk kishin mundur të kontaktonin me të gjatë ditës, kanë njoftuar policinë. Pas ndërhyrjes për hapjen e derës, shërbimet e rendit e kanë gjetur të pajetë në banesë.









