Pas sulmeve të fundit ruse që goditën disa zona civile në Ukrainë, reagimet nga liderët europianë nuk kanë munguar.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi ashpër përshkallëzimin e dhunës, duke shprehur mbështetjen e Italisë për popullin ukrainas dhe duke kërkuar vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
“Dënojmë me forcë sulmet që vazhdojnë të godasin infrastrukturën civile në Ukrainë. Rritja e nivelit të armëve të përdorura po e bën edhe më dramatike situatën për popullsinë. Italia do të vijojë të punojë me partnerët europianë dhe ndërkombëtarë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, u shpreh Meloni në deklaratën e saj.









