Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit në zonën e Fllakës, e cila një magazinë është shkrumbuar totalisht e për pasojë ka mbetur i vdekur punonjësi 25 vjeçar me origjinë nga Bangladeshi.
Dyshohet se zjarri është shaktuar nga një bombolë gazi në ambientin ku gatuhej për punonjësit dhe se i riu ka ndërruar jetë nga asfiskia.
Mësohet se i lënduar ka mbetur edhe një 30 vjeçar tjetër nga Kenia, i cili është transportuar për mjekim urgjentë në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.









