Sipas raportimeve nga Reuters, situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar mes zhvillimeve ushtarake dhe përpjekjeve diplomatike.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka komunikuar me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar vazhdimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në disa fronte, përfshirë Libanin, ndërsa paralelisht vijojnë negociatat SHBA–Iran.
“Netanyahu ka nënvizuar se Izraeli do të ruajë ‘lirinë e veprimit’ ndaj çdo kërcënimi dhe se presidenti Trump e ka mbështetur këtë qëndrim.”
Në të njëjtin kontekst diplomatik përmenden edhe deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, i cili ka lënë të hapur mundësinë për “lajme të mira” gjatë ditës, si dhe qëndrimi i Iranit se çdo marrëveshje do të kërkonte ndalimin e plotë të luftimeve.
/5pyetjet.al









