Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, ka rrëfyer momentet e frikshme të sulmit masiv rus mbi Kievin, gjatë të cilit u godit edhe kompleksi i rezidencave ku ai banon, duke u shprehur se ishte sulmi më shkatërrues që nga fillimi i konfliktit si dhe nuk ka qenë një përjetim i lehtë për të.
Filo tha se një raketë ka goditur fasadën e jashte të kompleksit ku ai banon dhe se shërbimet e emërgjencës kanë ardhur menjëherë pas ngjarjes.
Postimi i Filos
Sulmi filloi në 22:00 dhe përfundoi në 6:30 të mëngjesit. Ishte sulmi më i gjatë dhe i madh me një sasi të lartë të përdorimit të dronëve. Ishte sulmi më shkatërrues që nga fillimi i konfliktit. Një nga raketat goditi kompleksin ku banoj unë. Një përjetim jo i lehtë për mua. Godina është goditur në fasadën e jashtme./ BW









