Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar videoklipin e këngës “Dai Dai”, e cila është shpallur si himni zyrtar i Kupës së Botës 2026.
Videoklipi u publikua të shtunën, më 23 maj, disa ditë pas publikimit të këngës, dhe përfshin një sërë emrash të njohur të futbollit botëror. Mes tyre shfaqen Lionel Messi, Kylian Mbappé, Harry Kane, Rodri, Vinícius Júnior, Erling Haaland, Luis Díaz, Alphonso Davies, Jamal Musiala, Christian Pulisic, Takefusa Kubo dhe Santiago Giménez.









