Shtëpia e Bardhë nuk pret që një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran të arrihet menjëherë, ndërsa zyrtarët amerikanë vlerësojnë se nevojiten disa ditë për miratimin e saj nga udhëheqja iraniane.
Sipas Axios, një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se marrëveshja duhet të marrë edhe aprovimin e liderëve të lartë në Teheran, përfshirë Mojtaba Khamenei.
Megjithëse në Uashington ka optimizëm se marrëveshja mund të finalizohet së shpejti, zyrtarët pranojnë se negociatat ende nuk janë mbyllur dhe ekziston mundësia e dështimit të procesit.
Marrëveshja synon të ulë tensionet në Lindjen e Mesme dhe të ndikojë edhe në stabilitetin e tregut global të naftës, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të adresojë edhe kërkesat për programin bërthamor iranian të ngritura nga Donald Trump.









