Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka reaguar pas sulmit të djeshëm rus në Ukrainë, të cilën mbetën të vdekur 4 veta dhe të plagosur mbi 80 persona.
Në reagimin e saj Kallas shprehet se Rusia po përdor sulme brutale të cilat shkaktojnë vuajtje dhe vrasje në jetën e civilëve të pafajshëm.
Ndërkohë nga ky sulm raketor i frikshëm, i trishtuar ka mbetur edhe ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo, pasi sulmi i ndodhur goditi kompleksin rezidencial ku banonte diplomati shqiptar.
Filo në reagimin e tij tha se nuk ka qenë përjetim i lehtë për mua, pasi ky ka qenë një ndër sulmet më të fuqishme që nga fillimi i konfliktit deri më sot.
Fjala e Kallas
Rusia, e gjetur në një bllokim në fushën e betejës, po terrorizon Ukrainën me sulme të synuara në qendrat urbane. Këto janë akte terroriste të dënueshme, që synojnë vrasjen e sa më shumë civilëve të jetë e mundur. Ky është një rrezik i pamatur në tehun e thikës bërthamore.
Rusia goditi kompleksin ku jetonte ambasadori shqiptar, Filo: Një përjetim jo i lehtë për mua!









