-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Hormuz, Rubio: Së shpejti bota do të marrë lajme të mira!

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “lajme të mira” sa i përket situatës në Iran mund të vijnë më vonë gjatë ditës.

“Ka mundësi që, në orët në vijim, bota të marrë disa lajme të mira, të paktën sa i përket ngushticës”, tha Rubio për gazetarët në Nju Delhi, duke iu referuar Ngushticës së Hormuzit, që Irani e ka bllokuar që kur nisi konflikti në fund të shkurtit.

Ruboi, që gjendet në udhëtimin e tij të parë në Indi, tha se është bërë “përparim i madh” në negociatat SHBA-Iran, edhe pse jo “përparim përfundimtar”.

Sekretari i Shtetit përsëriti qëndrimin se Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe Irani nuk e ka në pronësi.

“Ajo që iranianët po bëjnë tani është shkatërrimi i anijeve komerciale që përdorin një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Rubio. “Nëse ne lejojmë që kjo të bëhet normale, ne do të normalizonim një status quo të papranueshme dhe do të vendosnim një precedent të rrezikshëm që mund të përsëritej këtu në këtë rajon dhe në shumë vende të tjera të botës”.

Preferenca e presidentit Trump, tha Rubio, është “të gjendet një zgjidhje diplomatike” për këto çështje, e cila do të kërkonte “pranim dhe pajtueshmëri të plotë nga Irani”.

Ai shtoi se një marrëveshje e mundshme do të niste po ashtu një proces që “në fund mund të na çojë aty ku presidenti dëshiron të jemi, dhe kjo është një botë që nuk duhet të jetojë më me frikë apo shqetësim për një armë bërthamore iraniane.”

Komentet e Rubios erdhën pasi Trump tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ishte “gjerësisht e negociuar”.

Udhëheqësi amerikan po ashtu paralajmëroi hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por Teherani mohoi këtë pretendim.

Ngushtica e Hormuzit është një korridor jetik transiti për naftën, gazin e lëngshëm natyror dhe transportin tregtar detar, ndërsa ndërprerja e qarkullimit ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka shtuar presionin mbi vendet që varen nga rrugët tregtare të Gjirit./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit