Presidenti amerikan, me anë të një postimi në rrjetin e tij TrUth Social ka reagur lidhur me vrasjen e një 21 vjeçari pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, pasi ky i fundit tentoi të qëllonte drejt oficerëve të Shërbimit Sekret të Amerikës, ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e së shtunës.
Reagimi i Trump
Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe Zbatimin e Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të dashur të kombit tonë.
Pas vrasjes së të riut, Shtëpia e Bardhë është vendosur nën izolim









