Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka deklaruar se mund të japë dorëheqjen në të ardhmen e afërt, gjatë një komunikimi me gazetarët në Pekin, në fillim të vizitës së tij zyrtare në Kinë. Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh politike në vend, të shoqëruara edhe me protesta në Beograd, të cilat ai i ka komentuar publikisht.
Vuçiç njëkohësisht ka hedhur poshtë pretendimet për pjesëmarrjen e tij në protestën e zhvilluar në sheshin Slavija, duke e cilësuar atë si të paefektshme dhe të organizuar dobët, ndërsa ka akuzuar organizatorët për incidente pas përfundimit të tubimit.
Ai ka përmendur gjithashtu vlerësime të ndryshme mbi numrin e pjesëmarrësve, duke theksuar se autoritetet kanë pranuar shifrën më të lartë të raportuar.
“Është e mundur që së shpejti të paraqes dorëheqjen time.”
/5pyetjet.al









