-sidi education-spot_img
29.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio: Trump do të marrë pjesë në një nga më të rëndësishmit

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Turqi gjatë muajit korrik.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Rubio theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke e cilësuar atë si një moment kyç për aleancën, në një kohë kur NATO përballet me një sërë sfidash dhe çështjesh që kërkojnë zgjidhje.

“Samiti në Turqi në korrik është ndoshta më i rëndësishmi në historinë e NATO-s, sepse ka disa çështje që duhen sqaruar dhe korrigjuar. Vetë presidenti do të marrë pjesë”, deklaroi Rubio.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me përjashtimin e Turqisë nga programi i avionëve luftarakë F-35, duke theksuar se kjo çështje mbetet e përcaktuar nga legjislacioni amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit