Këto janë dy të rinj nga Kosova, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, që humbën jetën tragjikisht ditën e mërkurë në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Viktimat, përkatësisht 21 dhe 22 vjeç, kishin hyrë në det për t’u larë së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë, kur u përballën me një rrymë të fortë detare që i mori përpara.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku nuk arritën të mbijetonin, ndërsa tre të rinjtë e tjerë mbetën të lënduar.









