Kreu Grupit Parlëamentar të PS, Tauland Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit tha se ditën e nesërme Edi Rama ka organizuar të mbajë një antimiting në qytetin e Vlorës lidhur me çështjen e Zvërnecit, kjo si përgjigje ndaj protestave të zhvilluara para Kryeministrisë prej disa ditësh në Tiranë.
LIVE- Berisha nxjerr mesazhet: Rama nesër anti-miting në Vlorë për Zvërnecin
Fjala e Ballës
Nesër në Vlorë kemi festë për PS-Sali. Sa i përket investimit në Zvërnec ai do të realizohet se Shqipëria nuk e ka shansin të humbi, është një investim historik. Ata që dalin kundra këtij investimi nuk i shërbejnë interesit të vendit. E fundit tregohuni me një qëndrim jeni pro apo kundër investimit.
Ndërkohë Berisha resplikoi Ballën duke i thënë: Dekoratat e turpit dje janë shpërndarë në Vlorë. Ai mashtron, u thotë se do të shkojë në fshat. Nesër është antimiting, mos guxoni ta organizoni. Ku është ai Erjoni që mori pallaskën e Ramës dhe hiqet si disident? Nuk paska ardhur sot fare. Hiqni dorë nga keqpërdorimi i opozitës së opozitës që është shërbëtore mjerane e qeverisë. Hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesve paqësor.









