Lotet e familjes dhe kolegeve te deshmorit te ri te policise, me emocionuan shume.
Shkaqet e kesaj ngjarje jane komplekse; (institucionale dhe individuale, politike dhe sociale etj).
Nder to, dua te vecoj standartet e dobeta funksionale e profesionale te policise. Papergjegjeshmeria e specialisteve te rendit/ krimeve qe sherbejne/mbulojne zonen, drejtusve te sektoreve, komisariatit dhe drejtorise vendore ne kryerjen e detyres per disa vjet; lejoi qe autori i krimit ti bente karshillek e perdhoste bashkfshataret, ligjin, policine, drejtesine dhe shtetin.
Eshte e turpshme qe nje i denuar, te shpallet ne kerkim per tu gjetur e kapur dhe nga ana tjeter ai te ndihmohet me fonde per zhvillimin e fermes se tij.
Oficeret/policet e thjeshte jane te gatshem per tu sherbyer qytetareve, sigurise, por varet si drejtohen e perdoren nga eproret ne te gjitha nivelet.
Ne kete rast (te tilla ka shume) jane drejtusit nga komisariati e deri ne drejtorine vendore qe kane punuar me papergjegjeshmeri per disa vjet, duke lejuar “trimin” e fshatit ti perdhoste te gjithe dhe ne fund te vriste pa frike edhe policet.
Ju shtetare qe keni pushtetin per berjen e ligjeve e marjen e vendimeve dhe ju drejtusit aktuale te policise, u takon te vleresoni realisht gjendjen e brendeshme te policise dhe nivelit te sigurise (larg mburjes e fshehjes se mangesive) dhe te investoni per forcimin e standarteve institucionale e funksionale, te realizimin e te drejtave e trajtimit dhe kthimin e besimit e perkushtimit te punonjesve.
I perjetshem emeri dhe akti i deshmorit te ri te policis









