Këtë të premte biznesmeni Pandeli Carapuli bashkë me avoktin e tij është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) lidhur me dosjen e Belinda Ballukut.
Pandeli Carapuli sipas dosjes së SPAK është biznesmeni i lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë SPAK ditën e djeshme, ish-zv.kryeministres Belinda Balluku i ka sekuestruar një vilë 2 katëshe në Dhërmi, e cila e kishte të fshehur në emër të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Igi Tare.
Sipas hetimeve të SPAK, Balluku ka përfituar vilën pasi i kishte dhënë 2 tendera komapanisë “Albcontrol”.
Ndërsa pronari i vilave në kompleksin Withe Rock është Pandeli Carapuli.









