Programi i kontrollit mjekësor bazë, i njohur si check-up, vazhdon të mos jetë i aksesueshëm për personat mbi 70 vjeç, pavarësisht planit të deklaruar për heqjen e kufirit të moshës.
Aktualisht shërbimi ofrohet vetëm për qytetarët e grupmoshës 35 deri në 70 vjeç, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se po punohet për zgjerimin e tij.
“Aktualisht, shërbimi i kontrollit mjekësor bazë (check-up) ofrohet për grupmoshat 35–70 vjeç, në përputhje me fashën e përcaktuar për përfitimin e këtij shërbimi. Politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në drejtim të programeve të parandalimit të sëmundjeve jo të transmetueshme, janë në proces të heqjes së kufirit maksimal të moshës për programin e Check-Up-it. Në këtë kuadër, programi pritet të funksionojë për të gjithë personat mbi moshën 35 vjeç.”
/5pyetjet.al









