Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë në ditën e shtatë të protestave kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.
Tubimi në kryeqytet vjen pas protestës së mbajtur më herët gjatë ditës në vetë zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas është zhvendosur në Tiranë.
Paralelisht, protesta janë zhvilluar edhe në Shkodër dhe Athinë, ku pjesëmarrësit kanë dalë me pankarta në duar duke kërkuar anulimin e projektit. Sipas raportimeve, në tubime janë parë qytetarë nga komunitete të ndryshme, përfshirë shqiptarë, grekë dhe palestinezë.









