Një grup qytetarësh nga Tirana dhe Vlora janë mbledhur në zonën e Porto Novos për të protestuar kundër një projekti investimi në Zvërnec.
Protestuesit shprehen se janë kundër ndërhyrjes së planifikuar, duke argumentuar se projekti rrezikon të dëmtojë një zonë me vlera të larta natyrore dhe mjedisore.
Sipas tyre, kjo hapësirë ka rëndësi të veçantë si për komunitetin lokal, ashtu edhe për qytetin e Vlorës në tërësi. Pasdite si cdo ditë zhvillohet protesta në Tiranë.









