Një grup shqiptarësh që jetojnë në Danimarkë janë mbledhur sot jashtë ambasadës shqiptare në Kopenhagen, duke zhvilluar një protestë ku janë shfaqur pankarta me mesazhe të ndryshme dhe flamuj kombëtarë.
Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe ka përcjellë qëndrime kritike ndaj qeverisë shqiptare.
Kjo lëvizje e diasporës vjen pas protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, ku qytetarë të ndryshëm kanë kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit.









