Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Kosovë.
Sipas KQZ-së, deri në konferencën e tretë të ditës së votimit, të drejtën e votës e kanë ushtruar 675 mijë e 950 qytetarë, ose 34,49 për qind e votuesve të regjistruar.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 2 milionë e 92 mijë e 174 qytetarë, ndërsa për herë të parë po votojnë 22 mijë e 685 të rinj. Procesi po zhvillohet në 949 qendra votimi me 2 mijë e 550 vendvotime në mbarë Kosovën.









