Më 7 qershor, një grup qytetarësh shqiptarë u mblodhën përpara ambienteve të Komisionit Evropian në Bruksel, duke iu bashkuar protestave që po zhvillohen prej disa ditësh edhe në Tiranë.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe ngritën thirrje kundër qeverisë shqiptare, ku mesazhi kryesor ishte “Atdheu nuk është në shitje”.
Një nga protestuesit u shpreh: “Edi Rama, jemi këtu para Komisionit Evropian për të thënë se 2 milion shuplaka do të vijnë nga shqiptarët”, duke përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend.









