Këtë të diel po mbahet dita e tetë e protestës kundër projektit në zonën e Zvërnecit. Qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku janë nisur në marshim drejt godinës së Kryeministrisë.
Të pajisur me flamuj dhe parulla, pjesëmarrësit kërkojnë ndalimin e projektit, të cilin e kundërshtojnë për shkak të ndikimit të tij të pretenduar në zonën e mbrojtur.
Gjatë protestës, disa qytetarë pritet të marrin fjalën nga podiumi i organizuar në vendngjarje.









