-sidi education-spot_img
19.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti: Dilni votoni!

Kryesoret

Kosova sot po voton për Parlamentin e ri. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje me synim legjitimitetin e institucioneve. Sipas tij sot vendosin ata që votojnë.

I sugjeroj të gjithë qytetarët e republikës që paraprakisht ta kontrollojnë vendvotimin dhe atëherë kur ta verifikojnë që e kanë aty ku kanë menduar të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës për qeverisjen në vazhdim dhe gjithashtu për mbarëvajtjen e republikës.

Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë. Prandaj edhe u bëj thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin mundësinë qytetare për të përcaktuar përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës në legjislaturën e 11-të“, u shpreh Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit