-sidi education-spot_img
19.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ ‘Opozita jemi ne’- Protestuesit s’i japin megafonin deputetit të Qorit!

Kryesoret

Edhe këtë të hënë në ditën e 9 të protestës mijëra qytetarë të shumtë u mblodhën para Kryeministrisë në Tiranë, si edhe në disa qytete të tjera të vendit, duke përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve publike.

Gjatë nisjes së fjalimeve ka patur edhe momente tensioni mes anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të pranishëm në tubim.

Një prej pjesëmarrësve, duke folur përmes megafonit, akuzoi deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, se po ndërhynte në protestë dhe i kërkoi të largohej duke mos i dhënë megafonin për të folur nga podiumi.

Protestuesit u shprehën me thirrjet: “Opozitë e shtirur”, “Shporrni partitë” dhe “Opozita jemi ne”.

Ndërkohë më herët ka patur edhe një moment tensioni mes disa anëtarëve të FRPD dhe protestuesve, të cilët këta të fundit kanë u kanë kërkuar të largohen nga tubimi dhe të mos bëjnë provokime.

Protesta para Kryeministrisë/ Emigrantja: 2 çartera dhe 50 makina po vinë nga Londra!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit