Policia ka vënë në pranga E.Ç., një nga personat e dyshuar si të përfshirë në dhunimin e drejtorit të AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi. Ai dyshohet se ka transportuar me automjet autorin e sulmit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit kryesor, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pas incidentit, Haderi reagoi publikisht duke deklaruar se presionet, pabesia dhe kërcënimet nuk do ta ndalin në punën e tij dhe në mbrojtjen e parimeve që ndjek.









