-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet vetëm rriten/ Transporti dhe ushqimet shtojnë presionin mbi buxhetet familjare

Kryesoret

Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngjitur në nivelin e 3% krahasuar me 2.2% të një viti më parë. Kjo rritje është një përkeqësim i qartë i fuqisë blerëse për familjet shqiptare, të cilat po ndiejnë çdo ditë e më shumë presionin e çmimeve në shpenzimet e tyre të domosdoshme.

Transporti kryeson listën me një rritje të ndjeshme prej 7.8%, duke rënduar kostot e lëvizjes për qytetarët.

Pas tij renditen shpenzimet për shtëpinë ku qiraja, uji, energjia dhe karburantet janë rritur me 4.2%.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat përfaqësojnë peshën më të madhe në shportën e konsumit me 34.1%, janë shtrenjtuar me 2.2%.

Sipas INSTAT, çmimet e konsumit u ulën me 0.04% krahasuar me muajin prill, por ky mbetet një tregues statistikor që nuk sjell asnjë lehtësim real në xhepat e qytetarëve.

Kjo rënie e papërfillshme zbehet përballë faktit se sektorë të tjerë të rëndësishëm si argëtimi, sporti dhe kultura janë shtrenjtuar me 1.1%, ndërsa shërbimet e shëndetit janë rritur me 0.9% brenda të njëjtit muaj.

Me këto çmime që njohin vetëm rritje, për familjet shqiptare shqetësimi kryesor i çdo dite mbetet se si t’ia dalin me buxhetin e muajit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit