-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër të vrarë dhe 10 të plagosur në Kharkiv nga bombardimet ruse

Kryesoret

Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale në orët e para të mëngjesit.

Sipas guvernatorit ushtarak të rajonit të Kharkivit, Oleh Sinekhubov, tre persona u vranë fillimisht në një sulm në Chukhuiv, ndërsa më vonë bilanci u rrit në katër viktima pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së qytetit të Kharkivit, Ihor Terekhov, konfirmoi se dhjetë persona janë plagosur si pasojë e sulmeve në zonat urbane.

Sulmet ajrore ruse kanë goditur pothuajse çdo ditë zonat e populluara në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, forcat ukrainase vijojnë të kryejnë kundërsulme ndaj objektivave në territore të kontrolluara nga Rusia.

Sipas të dhënave të publikuara nga OKB në prill, që nga fillimi i luftës në shkurt 2024, mijëra civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit