-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘Nuk ka negociata, largohu’/ Rama: Hesapi kërkohet me transparencë jo kushte!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar takimin e radhës e me socilaistët e Fierit me rastine e festës së 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ka folur për kërkesat e protestuesve të cilët kërkojnë largimin e tij dhe të gjithë qeverisë.

Fjala e Ramës

Të vish sot, të mblidhesh dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime në botë, por hesapi kërkohet duke u ulur dhe duke kërkuar transparencën që të mungon. Nëse dikush edhe disa dalin në protestë dhe kërkojnë që unë të jem i butë, njerëzor, i kuptueshëm me ta, ka një minimum etik.

Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin, biodiversitetin, flamingot, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash, ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria. Dhe të dëgjosh.

Nuk mund të vish dhe të bësh atë teknikën “nuk ka negociata, largohu”. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria, por duhet të kërkosh hesap për flamengot. Ky është minimumi jetik.

Të kërkosh hesap brutal në atë formë, një shumice qeverisjeje, kur është shpall Vjosa park kombëtarë, dhe kur ajo fjala “Vjosa Narta” nuk kane lidhje me projektin, është guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp. Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, të kthesh përmbys vendin, është diçka që mund ta bësh, por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funksionon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit