-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Matura Shtetërore nis sot, 26.600 maturantë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Kryesoret

Sot, 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Në mbarë vendin, procesi zhvillohet në 144 qendra provimi në shkolla, ku për mbarëvajtjen e tij janë angazhuar 2,087 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit rikujton se gjatë provimit është e ndaluar përdorimi i telefonave, orëve smart apo çdo pajisjeje tjetër inteligjente, si dhe çdo material tjetër i palejuar. Po ashtu, nuk lejohet biseda me nxënës të tjerë apo kopjet.

Nxënësit duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, si letërnjoftim ose pasaportë, si dhe mjetet e nevojshme shkollore për zhvillimin e provimit.

Provimet e tjera të Maturës Shtetërore do të zhvillohen më 16 qershor për Matematikën dhe më 23 qershor për provimin me zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit