Irani dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime për të arritur një marrëveshje përfundimtare në Lindjen e Mesme, duke përdorur Pakistanin si ndërmjetës. Përfaqësuesi i Iranit në OKB, Saeed Iravani, njoftoi se palët po shkëmbejnë propozime dhe pikëpamje për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi, megjithëse ende nuk është finalizuar një tekst përfundimtar.
“Ne po paraqesim dhe po shkëmbejmë pikëpamje dhe opinione për të arritur tekstin përfundimtar të një memorandumi mirëkuptimi përmes Pakistanit. Ende nuk kemi arritur në tekstin përfundimtar, por po e ndjekim çështjen.”
Iravani shtoi gjithashtu se procesi mund të përfundojë brenda këtij muaji dhe se marrëveshja e mundshme do të shoqërohej me një armëpushim rajonal, duke përfshirë gjithë zonën dhe Libanin. Kjo zhvillim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta dhe përpjekjet diplomatike po intensifikohen për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme.









