-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Ligji për investimet strategjike në përputhje me BE, ata që flasin s’dinë asgjë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët e mediave më prestigjoze të BE, duke thënë se institucionet e vendit po punojnë me Bashkimin Europian për të ndryshuar ligjin për investimet strategjike.

Fjala e Ramës 

Ligji për investimet strategjike nuk ka qenë kurrë i padrejtë. Shumë njerëz që flasin për të as nuk e dinë për ç’flasin po gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë se e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, thjesht do ta lëmë jashtë. Ligji për investimet strategjike na kanë ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur.

Tani nuk na duhet më në ligj për investimet strategjike se kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë. Në fakt nuk duan t’ia dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur por nuk kemi probleme me këtë. Është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë për një ligj të ri për investimet, po punojmë me BE. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit