Kryeministri Edi Rama ka dalë në media ndërkombëtare për të sqaruar pozicionin e tij mbi projektin e Zvërnecit dhe protestat që kanë mbushur sheshet e qyteteve shqiptare.
Ai e përshkroi investimin prej 4 miliardë eurosh si një mundësi të madhe për vendin dhe mohoi çdo akuzë për shitje të tokës publike, duke e cilësuar projektin një iniciativë private me potencial për të kontribuar edhe në Europë.
“Nuk ka qenë kurrë pyetja nëse kjo do të vazhdojë apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend që ka 27 miliardë euro PBB flet vetë. Kur bëhet fjalë për projektin që ka krijuar gjithë këtë zemërim në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike dhe qeveria shqiptare nuk po shet vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje midis palëve private në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje”, u shpreh Rama.









