-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Izraeli dhe Irani bien dakord të shmangin përshkallëzimin e tensioneve

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord të shmangin përshkallëzimin e tensioneve, pas një bisede të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump tha se marrëveshja për të “lënë njëri-tjetrin të qetë” për të paktën një javë erdhi pas sulmeve të fundit dhe se SHBA-ja po afrohet me hapa të shpejtë drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje që synon të ndalojë Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

“Ai pësoi një goditje dhe u kundërpërgjigj, dhe nuk mund ta fajësoj për këtë. Por tani kanë vendosur ta ndalin këtu. Kështu që thjesht do ta lënë njëri-tjetrin të qetë edhe për rreth një javë. Ne jemi gjithashtu në fazat e fundit të një marrëveshjeje shumë, shumë të mirë, e cila nuk do të lejojë në asnjë mënyrë armë bërthamore. Me nënshkrimin e saj, mund të rihapet menjëherë edhe Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Ngushtica do të hapet menjëherë. Kjo mund të ndodhë brenda dy ose tre ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit