Influencerja Dea Mishel, me anë të një video në rrjetin e saj instagram ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm mes protestuesve paqësor dhe mbështetësve të PS, teksa po mbahej tubimi para Kryeministrisë.
E pranishme në protestë, Mishel thekson se është ndjerë e frikësuar pasi është sulmuar nga një i ri i shoqëruar me një qen të madh pitbull, e cila kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të policisë për të gjetur personin në fjalë.
Postimi i Dea Mishel
Kjo video eshte e vertete! Mu sul me fjale, i pa provokuar. Ishte e frikshme sepse kishte dhe nje qen te madh me vete qe si dihet si mund te jete trajnuar. Disa cuna e ndoqen nga aty!
Kerkoj ndihmen tuaj dhe te policise te shtetit per te gjetur kush ishte ky person, qe te mos lejohet me aty per te provokuar njerezit. Duhet te shmangen incidentet e tilla.
Ju cunat qe me mbrojtet, ndihem sikur ju kam vellezer, se keni vene veten ne rrezik per mua.🤍 Jam shume e shqetesuar. Nuk dua te shoh asnje incident dhune. Protesta do vazhdoje!









