-sidi education-spot_img
23.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohet kënga e fundit e Shpat Kasapit “Nana”

Kryesoret

Është publikuar zyrtarisht projekti më i ri muzikor i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, kënga e titulluar “Nana”, e cila ishte paralajmëruar më herët nga bashkëshortja e tij, Selvija.

Kënga vjen si pjesë e një premtimi të saj për të sjellë në publik materialet e lëna përgjysmë nga artisti para ndarjes nga jeta, duke i dhënë mundësi fansave të dëgjojnë një tjetër krijim të tij.

Projekti është publikuar në platformën YouTube dhe ka marrë menjëherë reagime të shumta emocionale nga publiku, i cili ka rikthyer në vëmendje figurën dhe zërin e këngëtarit.

Veçanërisht bie në sy videoklipi i këngës, ku është përdorur Inteligjenca Artificiale për të rikrijuar imazhin e Shpat Kasapit. Në skena prekëse, ai shfaqet pranë nënës së tij me elemente simbolike që kanë prekur fansat.

Ky publikim pritet të pasohet edhe nga projekte të tjera, të cilat synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë muzikore të artistit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit