Dua Lipa i uroi publikisht nënës së saj, Aneshës, ditëlindjen, duke e quajtur mbretëreshën e shtëpisë së tyre.
Këngëtarja shkroi në llogarinë e saj personale në Instagram të dielën, më 28 qershor, një postim me foto familjare, disa prej të cilave i pozoi me nënën e saj, ndërsa ndau edhe një fotografi nga koha kur ishte fëmijë.
Duke shprehur ndjenjat e saj për nënën e saj e cila mbushi 54 vjeç, Lipa shkroi në mbishkrimin e postimit të saj: “Gëzuar ditëlindjen mami im! Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë të mirë në jetën tonë ia detyrohemi dashurisë, durimit dhe forcës tënde! Ti je mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë”.











