Ish-deputetja e PS-së, Marjan Koçeku, tanimë e pavarur me anë të një interviste për median britanike BBC ka folur për protestat masive antiqeveritare, tashmë të hyrë në muajn e dytë kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.
“Ai nuk i frymëzon më njerëzit – dhe mendoj se kjo e çoi atë në një krizë të madhe legjitimiteti. Më duhej pak kohë për të kuptuar se përtej këtyre fasadave të bukura që duken kaq të bukura dhe të shndritshme, realiteti nuk është i njëjtë. Dhe njerëzit po e kuptojnë këtë çdo ditë e më shumë”, u shpreh Koçeku për BBC.
Ndërkohë Edi Rama po për BBC është shprehur se dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt. Sipas tij një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca.









