-sidi education-spot_img
20.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Tirana kthehet në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor

Kryesoret

Koncerti i Kanye West, që do të mbahet në Tiranë, sipas kryeministrit Edi Rama ka zgjuar interes të madh jashtë Shqipërisë. Sipas kryeministrit Edi Rama, numri i biletave të blera nga shtetas të huaj për këtë event ka tejkaluar atë të finalen së Conference League, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar. Rama publikoi pamje nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për koncertin e 11 korrikut, duke bërë të ditur se përgatitjet kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Mirëmëngjes, dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

“Eagle Stadium”, i vendosur pranë autostradës Tiranë-Durrës, pritet të mirëpresë rreth 60 mijë spektatorë, duke u konsideruar si eventi më i madh muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Çmimet e biletave nisin nga 120 euro, ndërsa paketat VIP shkojnë deri në 339 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit