Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e nisjes së mësimit, përfundimit të vitit shkollor dhe zhvillimit të provimeve kombëtare.
Nxënësit do t’u rikthehen bankave të shkollës më 14 shtator 2026, ndërsa maturantët do ta mbyllin procesin mësimor më 4 qershor 2027, për shkak të përgatitjeve për provimet e Maturës Shtetërore.
Për të gjithë nxënësit e tjerë, viti shkollor do të përfundojë më 18 qershor 2027. Kalendari përfshin gjithashtu periudhat e pushimeve dhe afatet e provimeve kombëtare.









