Ceremonia zyrtare e pritjes së liderëve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, jo vetëm për zhvillimet politike, por edhe për disa detaje të paraqitjes së pjesëmarrësve.
Mes momenteve të veçuara nga The Guardian ishte edhe paraqitja e kryeministrit Edi Rama, i cili u shfaq sërish me atletet e tij të bardha gjatë fotografisë zyrtare të liderëve. Media britanike e përshkroi këtë si një element karakteristik të stilit të tij.
Në të njëjtin raport, The Guardian ndaloi edhe te presidenti francez Emmanuel Macron, duke përmendur syzet që ai mbante gjatë ceremonisë. Sipas medias britanike, rikthimi i tyre ka nxitur pyetje nëse lidhen me një problem të mëparshëm në sy, pa dhënë më tej detaje apo konfirmime.










